Motorola është duke punuar në një version të ri të telefonave të mençur. Versioni Razr do të jetë i palosshëm, sipas mediave të huaja, derisa përgjegjësi i firmës tha se kompania ka punuar në heshtje për këtë lloj. Për dy versionet paraprake të këtij telefoni ka pasur komente negative, duke e konsideruar si të dobët e me çmime të larta.
Versioni i Razr, gjeneratë e dytë e Motorolas, pritet të ketë proces të mirë e pamje të rregulluar. Është ende herët sipas zyrtarëve të bëhen të ditura specifikat, mirëpo është theksuar se do të përmbajë 5G-n. Me këtë, Motorola është duke u përpjekur ta ringjallë Razr-in, ani pse ka pasur kritike për versionet e publikuara deri më tani. Motorola daton që nga 1928-ta kur ishte bërë publik në SHBA.