Motori Ducati i Xavi Fores ka shpërthyer në flakë gjatë garës së Superbike në Aragon të Spanjës. Flakët kanë dalë nga pjesa motorike, ndërsa piloti në momentet e fundit ka rrezikuar jetën pasi motori u përfshi nga flakët. Fatmirësisht Fores ka pësuar vetëm disa djegie të lehta në pjesën e qafës, por do të jetë i gatshëm për të marrë pjesë në garën e radhës.