Botërori 2020 i Moto GP do të përfundojë me një garë shtesë, ajo që do të zhvillohet më 22 nëntor, në pistën e Portimao, në Portugali. Lajmin e konfirmoi Dorna, kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit. Kalendari i mëparshëm parashikonte mbylljen e sezonit më 15 nëntor, në Valencia, ashtu sikurse ka qenë gjithnjë traditë. Gjithsesi, Dorna ka siguruar edhe një garë shtesë në Portugali, duke e çuar në 14 numrin total të garave për këtë sezon. Të gjitha garat e këtij sezoni do të zhvillohen në Europë, duke anulluar të gjitha garat jashtë kontinentit të vjetër.
Kalendari i garave të mbetura të Moto GP (2020)”
16 gusht, Spielberg (Austri)
23 gusht, Spielberg (Austri)
13 shtator, Misano (Itali)
20 shtator, Misano (Itali)
27 shtator, Barcelona (Spanjë)
11 tetor, Le Mansh (Francë)
18 tetor, Aragon (Spanjë)
25 tetor, Aragon (Spanjë)
8 nëntor, Valencia (Spanjë)
15 nëntor, Valencia (Spanjë)
22 nëntor, Portimao (Portugali)