San Antonio, 6 nëntor – Dhjetë prej 20 të lënduarve në masakrën e djeshme në Kishën e parë baptiste në Saderlend Springs, në afërsi të San Antonios, në Teksas, janë në gjendje kritike, njoftuan autoritet. Policia sot kumtoi se sulmuesi i cili varu 26-të njerëz në kishën në Teksas, që ta kryejë aktin e tmerrshëm, me siguri ka qenë i nxitur prej mospajtimeve familjare. “Në këtë familje ka pasur mospajtime.. Sulmi nuk është kryer për motive fetare apo raciste”, deklaroi Friman Martin, përfaqësues i policisë. Ai shtoi se, nëna e bashkëshortes së sulmuesit Devin Patrik Keli, e ka vizituar kishën në të cilën ai ka shtënë. Keli ka kaluar 12 muaj në burg, pasi është dënuar para gjykatës ushtarake në vitin 2012, ndërsa në vitin 2014 është larguar nga ushtria për shkak udhëheqjes së keqe dhe i është marrë dekorata. Ai i ka sulmuar besimtarët në Kishën e Parë Baptiste në Sanderland Springs, në afërsi të San Antonios, me pushkë Ruger ndërsa ka ardhur i pajisur me jelek antiplumb, duke pritur se do të përballet me qytetarë të armatosur ose me policinë. Qytetarët e armatosur janë përpjekur ta vrasin Kelin, i cili ka ikur, por në fund është vrarë. Ende nuk është e sigurt nëse ai është vrarë nga policia ose nga disa prej qytetarëve. Viktimat janë të moshës 18 deri në 72 vjeç dhe nuk ka familje në vendin e vogël me 400 banorë që nuk është prekur nga sulmi.