Shkup, 9 nëntor – Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët juglindore. Nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në tetë gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 15 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tre, ndërsa e ditës deri në 18 gradë Celsius.
Vazhdon periudhë e motit stabil me paraqitjen e mjegullave të mëngjesit nëpër fushëgropa të caktuara. Temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.