Shkup, 1 shkurt – Moti në Maqedoni në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të shiut ndërsa në vendet më të larta me reshje të dëborës. Në pjesët e tjera të vendit moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Nëpër lugina të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët me drejtim jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus gjashtë deri në zero, ndërsa ajo ditore nga tre deri në 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në orët e mëngjesit me paraqitjen e mjegullës. reshje të dobëta të shiut dhe me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri më minus katër, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në pesë gradë.
Nga e premtja deri të dielën pritet mot stabil me ngrohje të konsiderueshme të motit, posaçërisht në pjesët më të larta dhe në male do të shkaktojë shkrirje të shtresës së dëborës. Nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. (koha.mk)