Shkup, 13 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm me borë lokale në pjesët veriperëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus një deri në minus shtatë, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në shtatë gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira dhe i ndryshueshëm. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë në minus një, ndërsa ajo gjatë ditës deri në tre gradë Celsius.
Të enjten do të ketë stabilizim të motit, ndërsa të premten përsëri do të ketë reshje lokale të borës. Për fundjavë do të mbizotërojë moti kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. (koha.mk)