Shkup, 22 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët mesatare veriore, e cila gjatë natës do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 14 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm me vranësira të ndryshueshme, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e cila gjatë natës do të përforcohet. temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Për shkak të uljes së shpejtë të masës së ftohtë të ajrit nga veriu, të shtunën gjatë ditës do të fryjë erë e fuqishme verilindore, shpejtësia e të cilës në disa vende do të arrijë prej 90 deri në 100 km/h. temperatura e ditës dukshëm do të ulet, në shumë vende do të jetë për rreth 15 gradë më e ulët në krahasim me temperaturën e sotme. Të shtunën paradite dhe rreth mesditës do të ketë reshje lokale. (koha.mk)