Shkup, 21 janar – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me mjegull nëpër disa fushëgropa.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -6 e deri në zero gradë, ndërsa ato të ditës prej 2 e deri në 10 gradë Celsius.
Në ditët në vijim pritet mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut në vendet më të ulëta dhe dëborë në vendet më të larta dhe në zonat malore. Në gjysmën e dytë të javës pritet që reshjet të jenë më të rrëmbyeshme.