Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri më 17 gradë

21

Shkup, 19 prill – Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Në male dhe në vendet më të larta të pjesë veriperëndimore të vendit reshjet do të jenë me dëborë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 10 deri në 17 gradë Celsiusë.

Në Shkup mot do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsiusë.