Shkup, 29 janar – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa nëpër male të borës. Reshjet do të jenë më të mëdha gjatë natës në pjesët lindore. Paradite nëpër lugina të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në pesë, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup moti me vranësira të ndryshueshme. Në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri pesë gradë.
Nga e premtja pritet ngrohje e konsiderueshme posaçërisht në vendet e larta dhe në male që do kushtëzojë shkrirjen e shtresës së borës. (koha.mk)