Moti sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë prej 14 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 35 deri në 43 gradë Celsius. Indeksi UV=9.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 42 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe shumë të nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Vlerat maksimale të temperaturave përgjatë Vardarit për 2 deri në 3 gradë do ta tejkalojnë 40-të gradëshin.
Edhe në ditët në vijim gjithkund do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.