Shkup, 26 shkurt – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare ndërsa në juglindje erë e përforcuar veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në zero, ndërsa temperatura e ditës prej shtatë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit deri në minus katër, ndërsa ajo e ditës deri në 12 gradë Celsius. (koha.mk)