Moti sot me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 20 shkurt – Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 17 gradë celcius.

Edhe nesër moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa të premten pritet të ketë vranësira dhe reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore. (koha.mk)