Shkup, 6 mars -Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatarë kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz minus një deri pesë gradë, ndërsa e ditës prej 12 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. temperatura maksimale do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe në shumë vende do të tejkalojë 20 gradë Celsius. Valë e re e lagësht dhe e ftohtë e përcjellë me shi kryesisht të shiut priten të hënën nga fundi i ditës. Të martën do të ketë ulje të dukshme të temperaturave ditore. (koha.mk)