Shkup, 5 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup, moti i ngjashëm, me diell, nga fundi i ditës vranësisë do të rritet. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Vijon periudhë e motit stabil dhe të shumë të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. (koha.mk)