Shkup, 25 tetor – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht paradite.
Në pjesët lindore vende-vende reshjet do të jetë më të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima. Në pjesët perëndimore do të fryejë erë e dobët deri në mesatare perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup paradite me vranësira dhe reshje të shiut, pasdite me vranësira të ndryshueshme. Temperatura minimale vdo të bie në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 19 gradë Celsius.
Në ditët në vijim pritet periudhë e motit kryesisht stabil, përveç të mërkurën kur në pjesët jugore do të ketë kushte për shi lokal.