Shkup, 17 tetor – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa diku në rajonet malore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimalja prej 10 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë 8, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 12 gradë.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë. Deri të hënën në zonat malore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të dobët. Temperatura e mëngjesit do të jetë mbi zero, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme temperatura e ditës diku do të tejkalojë 20 gradë.