Shkup, 28 shkurt – Moti do të jetë me diell me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 15 gradë.
Në Shkup mot me diell me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në zero gradë, ndërsa temperatura e ditës deri në 13 gradë Celsius.
Të premten mot kryesisht me diell me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore. Në pjesën më të madhe të vendit vlerat maksimale do të arrijnë mes 15 dhe 20 gradë. Sërish rritje të vranësirave me kushte të reshjeve të dobëta të shiut priten të shtunën. (koha.mk)