Moti sot

Shkup, 19 nëntor – Moti në vend në mëngjes do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa nëpër lugina me mjegull. Pasdite dhe gjatë natës do ketë reshje të shiut, të cilat herë pas here do të kenë karakter më të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryje ere e dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 7 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë Celsius. (koha.mk)