Shkup, 4 tetor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë paradite në pjesën lindore dhe jugore të vendit ku paradite do të përfundojnë Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Reshje të reja do të ketë në filli të javës së ardhshme.(koha.mk)