Shkup, 2 tetor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri në 15, ndërsa ajo ditore prej 24 deri në 31 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 13, ndërsa ajo ditore do të ngritet deri në 30 gradë.
Nën ndikimin e valës së lagështisë të enjten dhe të premten do të ketë vranësira me reshje të shiut. Në disa vende do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar. Reshje më të mëdha do të ketë mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë mbrëmjes drejtë së premtes (lokalisht mbi 30 l/m2). Do të fryjë erë e përforcuar veriore e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës. (koha.mk)