Shkup, 26 shtator – Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej gjashtë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 26 gradë.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 22 gradë Celsius. Nga e premtja do të ketë stabilizim të gjendjes së motit dhe rritje graduale të temperaturës ditore. (koha.mk)