Shkup, 17 shtator – Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diel dhe shumë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Për shkak të temperaturave të larta përgjatë Luginës së Vardarit do të aktivizohet meteo alarmi i verdhë.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz midis gjashtë dhe 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 34 gradë.
Të mërkurën paradite do të ketë ndryshim të konsiderueshëm të motit të përcjell me erë të fuqishme dhe ulje të temperaturës në pjesët veriore. Në pjesët juglindore ende do të jetë e aktivizuar meteoalarmi i verdhë për temperatura të larta. Të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Më pas në ditët në vijim moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta në mëngjes dhe gjatë ditës. Erë e fuqishme do të fryjë edhe të premten. (koha.mk)