Shkup, 13 shtator – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe erë, madje erë të përforcuar veriore ku vende -vende do të arrijë shpejtësinë mbi 70 km/orë.
Temperatura e mëngjesit do të zbresë mes tetë dhe 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 20 deri 33 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe erë të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 14, ndërsa ajo e ditës do të ngritet në 28 gradë Celsius.
Deri të martën moti do të jetë kryesisht me diell, mëngjes i freskët, por me rritje të temperaturave gjatë ditës (koha.mk)