Shkup, 12 shtator – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të izoluar do të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Do të fryjë erë mesatare vende-vende erë e përforcuar veriore.
Temperatura e mëngjesit do të ulet midis 10 dhe 18 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë prej 20 deri 33 gradë Celsius.
Indeksi UV do të arrijë 5. Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të rritet deri në 29 gradë Celsius.
Nga e premtja moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, deri të dielën me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. (koha.mk)