Shkup, 11 shtator – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Në orët e pasdites do të ketë jostabilitet lokal me paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, kryesisht nga pjesët perëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 22 deri 33 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe merë të dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 17 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës deri në 31 gradë Celsius.
Të enjten do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve të shkurtra të shiut. Nga e premtja moti do të jetë stabil dhe i thatë me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior. (koha.mk)