Shkup, 4 shtator – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Në pjesët veriore do të fryjë erë e përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës së ditës.
Temperatura e mëngjesit do të ulet midis tetë dhe 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 21 deri në 33 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 6.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.
Nga e premtja në orët e pasdites, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. (koha.mk)