Moti sot

Shkup, 23 gusht – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verilindor, veçanërisht në pjesët verilindore. UV indeksi do të jetë 8.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri në 21, ndërsa ato ditore prej 23 deri në 38 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë mot me diell me temperatura të mëngjesit deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat ditore deri në 36 gradë. (koha.mk)