Shkup, 22 gusht – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet midis 11 dhe 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 31 deri në 39 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me erë të dobët mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 37 gradë.
Deri të dielën do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë. Rritje të vranësirave do të ketë të premten dhe të shtunën, ndërsa nga e diela pasdite dhe në ditët në vijim do të ketë kushte për paraqitje të shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave dhe erës së përforcuar. (koha.mk)