Shkup, 31 korrik – Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut dhe me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verior. UV-ja do të jetë 7.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të ndryshueshme, me shira të shkurtër dhe me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verior. UV indeksi do të jetë 9.
Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 19 gradë, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Vijon periudhë me mot shumë të nxehtë. Të enjten pasdite dhe të shtunën do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të shiut dhe bubullimave. (koha.mk)