Shkup, 12 korrik – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të shiut lokal.
Temperatura e mëngjesit do të bie mes 8 dhe 15 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë nga 23 deri në 31 gradë.
UV-indeksi do të jetë 8.
Në Shkup, mot me vranësira mesatare, pasdite me kushte për shi afatshkurtër lokal… Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.
Në periudhën e ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët. Edhe të shtunën në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shiut lokal. Valë e re e lagështisë me reshje më të mëdha të shiut pritet të shtunën gjatë natës dhe të dielën. (koha.mk)