Shkup, 11 korrik – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 30 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 9.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
Prej nesër deri të shtunë moti do të jetë stabil dhe më i freskët me erë mesatare veriore. Të dielën pritet valë e re e lagësht me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. (koha.mk)