Shkup, 10 korrik – Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar, breshër dhe reshje të mëdha të shiut (mbi 30l/m2).
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 20, ndërsa ajo ditore prej 24 deri në 31 gradë.
UV-indeksi do të jetë 7.
Në Shkup, mot i ngjashëm, i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë. (koha.mk)