Shkup, 8 korrik – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Pasdite do të ketë edhe kushte paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të breshrit dhe erës së përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 e deri në 19 gradë, ndërsa ajo ditore prej 26 deri në 36 gradë.
Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup. mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të breshrit dhe erës së përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 31 gradë.(koha.mk)