Shkup, 28 qershor – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi verior, më i theksuar përgjatë Luginës së Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 35 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius. Nga e shtuna vijon periudhë e motit stabil, ndërsa nga e hëna edhe dukshëm më ngrohtë. (koha.mk)