Shkup, 27 qershor – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 36 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 9.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
Vijon periudhë e motit stabil dhe me diell, të premten dhe gjatë fundjavës me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. (koha.mk)