Shkup, 26 qershor – Moti paradite në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset në vendet lokale do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.
UV indeksi do të jetë 7.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell me vranësira mesatare, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Vijon periudhë e motit stabil dhe me diell, të premten dhe gjatë fundjavës me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. (koha.mk)