Shkup, 24 qershor – Moti në vendin tonë sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite, vende-vende do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me erë të përforcuar dhe kushte për dukuri të breshërit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja e ditës prej 26 deri 33 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell, pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me kushte për dukuri të motit të lig. Temperatura do të lëvizë prej 18 deri 30 gradë.
Mot jostabil do të ketë deri të mërkurën në orët e pasdites. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me erë të përforcuar dhe kushte për dukuri të breshërit. Temperaturat e ditës do të shënojnë rënie për disa gradë dhe do të lëvizin deri 34 gradë. Më pas, në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe më i nxehtë, përveç të premten, kur pritet të ketë dukuri të izoluar të reshjeve të shkurtëra të shiut. (koha.mk)