Shkup, 21 qershor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët e skajshme lindore do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri 35 gradë Celsius.
UV-indeksi do të ejtë 8. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell, i nxehtë dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 17 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 32 gradë Celsius.
Edhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave. TË dielën pasdite dhe në ditët në vijim sërish vende-vende do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. TË dielën do të fryjë kohë pas kohe erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa prej të hënës era do të ndryshojë në drejtim verior dhe kjo do të kushtëzojë rënie të temperaturave për disa gradë. (koha.mk)