Moti sot

Shkup, 14 qershor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira  të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë  deri në mesatare me drejtim verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 21, ndërsa ajo ditore prej 28 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, moti i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me  vranësira të vogla lokale. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 19, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 36 gradë.

Edhe nesër do të mbizotërojë mot stabil shumë i ngrohtë me temperatura maksimale të cilat në disa vende do të tejkalojnë 35 gradë. Nga e diela në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të shiut lokal dhe bubullimave, ndërsa temperaturat maksimale do të ulen gradualisht. (koha.mk)