Shkup, 11 qershor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, pasdite veçanërisht në rajonet malore do të ketë jostabilitet lokal me shira të përkohshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare kryesisht me drejtim verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo ditore prej 27 deri në 24 gradë celsius.
UV indeski do të arrijë 9.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 32 gradë.
Në ditët në vijim do të jetë mot i ngrohtë , ndërsa më nxehtë do të jetë nga e enjtja deri të dielën. Deri në mesin e javës kryesisht në orët e pasdites ndonjëherë do të ketë paraqitje të jostabilitetit me reshje shiu, bubullima dhe kushte për paraqitjen e breshrit. (koha.mk)