Shkup, 4 qershor – Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil, veçmas pasdite me shira të rrëmbyeshëm lokal, stuhi dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, veçmas paradite me shira të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 24 gradë.
Deri të mërkurën do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, pasdite me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë dhe reshjeve, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë rritje të konsiderueshme të temperaturës. (koha.mk)