Shkup, 17 maj – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Vende-vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të shiut dhe bubullima, lokalisht me erë të përforcuar dhe paraqitja e breshrit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga katër deri në 12, ndërsa ajo ditore nga 14 deri në 24 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 20 gradë celsius.
Gjatë fundjavës do të jetë mot me diell dhe me rritje të temperaturave. Nga e hëna në orët e pasdites sërish priten reshje lokale të shiut dhe bubullima. (koha.mk)