Shkup, 1 6 maj – Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe jo stabil me reshje të shiut dhe me bubullima, lokalisht në formën e motit të keq me erë të përforcuar dhe me paraqitjen e breshrit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga katër deri në 11, ndërsa ajo ditore nga 11 deri në 21 gradë.
Në Shkup mot kryesisht i vranët me periudha me diell.
Pasdite me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në nëntë, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 18 gradë.
Gjatë uikendit do të jetë mot me diell dhe me rritje të temperaturave. Nga e hëna në orët e pasdites sërish priten reshje lokale të shiut dhe bubullima. (koha.mk)