Shkup, 11 maj – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperatura e mëngjesit prej 17 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius ndërsa temperatura e ditës deri në 24 gradë Celsius.
Nga e diela pasdite dhe gjatë ditëve të ardhshme rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa ajrore. Do të mbizotërojë mot me vranësira dhe jostabil në më shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut (mbi 50 l/m2). Proceset në nivel lokal do të jenë në formë të motit të lig me vetëtima, erë të përforcuar dhe paraqitjen e breshrit.