Shkup, 9 maj – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite vranësirat do të rriten dhe reshje të dobëta lokale të shiut. Do fryejë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri shtatë gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëviz prej 11 deri 22 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare, pasdite mot me vranësira me reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës deri 20 gradë Celsius.
Të premten në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut me bubullima të rralla. Të shtunën do të kemi stabilizim të motit me temperatura më të larta ditore. Nga e diela rajoni ynë di to të jetë nën ndikimin e një aktiviteti cikloni, i cili do të shkaktojë mot jostabil me reshje të mëdha të shiut, lokalisht në formë të motit të ligë dhe bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitjen e breshrit. (koha.mk)