Shkup, 5 maj – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë e matur përgjatë Vardarit dhe veçanërisht në pjesët jugperëndimore erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë prej 10 e deri në 19 gradë Celsius.
Deri të hënën do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe mot i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25/l/m2), të ndjekura me bubullima, erë dhe kushte për paraqitjen e breshrit.
Të martën për shkak të uljes së masës më të ftohtë të ajrit, do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, që do të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturave dhe do të ketë kushte për borë të dobët në malet më të larta.
Të mërkurën moti do të jetë me diell deri në vranësira mesatare. Në mëngjes do të jetë më ftohtë, ndërsa gjatë ditës më ngrohtë. (koha.mk)