Shkup, 3 maj – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej pesë deri në tetë, ndërsa e ditës prej 14 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm, me diell dhe më vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të ngritët deri në 24 gradë Celsius.
Nga e shtuna pasdite deri të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut ku në aspekt lokal do të jenë më fleksibil, rreth 30 litra në m2 të shoqëruara me bubullima, erë dhe kushte për paraqitje të breshërit. Të martën për shkak të lëshimit të masës më të ftohtë ajrore do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore që do të shkaktojë rënie të temperaturave. (koha.mk)