Shkup, 26 prill – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare pasdite vende-vende do të jetë jostabil me kushte për paraqitje të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 12 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 27 gradë Celsius.
Deri të shtunën vijon periudhë e motit të ngrohtë me rritje të dukshme të temperaturës. Paradite do të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë të motit të keq dhe do të ketë edhe paraqitje të erës së fortë dhe breshrit. Veçanërisht procese më intensive në disa vende do të ketë të shtunën. (koha.mk)